Qesharake: Besim Beqaj më pak vota se sa zëvendësi i tij në Ministrinë e Inovacionit

Qesharake: Besim Beqaj më pak vota se sa zëvendësi i tij në Ministrinë e Inovacionit

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj i cili njëhershit është edhe ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësis, ka marr më pak vota se sa zëvendësi i tij, Bujar Cakolli.

Beqaj në Këshillin Drejtues të PDK-së nga bashkë partiakët ka arritur të marr vetëm 247 vota, ndërsa zëvendësi i tij, Bujar Cakolli ka mbledhur 291 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa anëtari më i votuar është kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili me 461 vota. Pas tij është renditur, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.

Por debakël në këto zgjedhje të brendshme të partisë ka pësuar i dyti i partisë, nënkryeatri i saj, Enver Hoxhaj. Ai ka arrit të mbledh vetëm 351 vota, më pak se Bajrush Xhemajli e Idriz Vehabi të cilët janë kryetar komunash nga radhët e PDK-së.

Ndërsa femra më e votuar për Këshillin Drejtues është deputetja e Blerta Deliu-Kodra me 406 vota.

Teksa anëtari me më së paku vota është Xhavit Gubetini me 97 vota.

Kadri Veseli është ri-zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë gjatë ditës së djeshme në Konventën e 9- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë./Insajderi.com