Qesharake: Ilir Meta i jep pasaportë të Shqipërisë edhe biznesmenit Mërgim Prishtina

Qesharake: Ilir Meta i jep pasaportë të Shqipërisë edhe biznesmenit Mërgim Prishtina

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një dekreti që ka nxjerrë me 15 nëntor ka pajisur me pasaportë 25 persona nga Kosova, përfshirë ministra, deputet dhe biznesmenë.

Meta ka pajisur me pasaportë edhe biznesmenin Mërgim Prishtina, pronarin e Fabrikës Farmaceutike “TrePharm dhe aksionar në kompaninë “Tregtia”.

Kompania “Tregtia” është përmendur edhe në aktakuzën ndaj inspektorëve të komunës së Prishtinës, të cilët ishin dënuar pasi nuk kishin ndaluar ndërtimet kundërligjore ndaj objekteve të investitorëve, përfshirë edhe këtë kompani.

Në këtë dekret për veç biznesmenit Prishtina, pasaportë kanë marre edhe Valdrin Lluka, Shyqiri Bytyqit, edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.