fbpx

Qeveria britanike kërkon më shumë kohë për marrëveshjen për Brexit

Ndërsa afati për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian është pas 47 ditësh, qeveria i kërkoi parlamentit të dielën që t’i japë më shumë kohë kryeministres Theresa May që ta ripunojë marrëveshjen për daljen.

Qeveria britanike kërkon më shumë kohë për marrëveshjen për Brexit

Sekretari i Komuniteteve, James Brokenshire tha se parlamenti do ta kishte në dispozicion planin e zonjës May për Brexit, jo më vonë se më 27 shkurt.

Premtimi është një përpjekje për të shmangur një debat të ashpër të enjten kur Parlamenti ka në program të debatojë dhe të votojë për hapat e mëtutjeshme në procesin e Brexit-it. Disa ligjvënës duan të përpiqen të marrin kontrollin dhe të sigurojnë një dalje më të butë nga blloku, transmeton VOA.

Britania pritet të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars, por parlamenti ka hedhur poshtë projekt-ligjin e zonjës May për shkëputjen, duke detyruar kryeministren të kërkojë ndryshime nga ana e BE-së.

Përpjekja e Britanisë për ndryshime të minutës së fundit, ka irrituar udhëheqësit e Bashkimit Evropian që këmbëngulin se marrëveshja e detyrueshme për tërheqje, nuk mund të ndryshohet.