Qeveria britanike shtynë votimin në parlament për Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May e ka shtyrë votimin mbi projekt ligjin e ri për Brexitin të cilin e prezantoi si shans të fundit për dalje nga kriza.

Qeveria britanike shtynë votimin në parlament për Brexit

Teksti ishte objekt i kritikave të Partisë Laburiste opozitare, të euroskeptikëve, por edhe të Partisë Konservative në pushtet, gjë që ka sjell deri te dorëheqja e ministres të ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andea Leadsom.

Kryeministrja deshi që parlamenti të votojë për tekstin në fillim të qershorit, mirëpo projekt ligji nuk gjendet në rendin e ditës të publikuar sot për seancat e ardhshme të parlamentit.

Përfaqësuesi i qeverisë britanike Mark Spenser ka deklaruar se parlamenti do të informohet për futjen e tekstit në rend dite pas pauzës në parlament të paraparë deri më 4 qershor.

Kjo shtyrje vjen ditën kur në Britani të Madhe po mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian./Insajderi.com.