Qeveria: Deputeti Etem Arifi ishte i certifikuar nga KQZ-ja kur kishte votuar, nuk kishte dënim plotësues

Qeveria: Deputeti Etem Arifi ishte i certifikuar nga KQZ-ja kur kishte votuar, nuk kishte dënim plotësues

Zyra e kryeministrit të Kosovës, e përfaqësuar nga avokati, Besnik Berisha, i është kundërpërgjigjur argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën për formimin e qeverisë të deputetit Etem Arifi në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Insajderi.

Sipas Berishës, vendimi të cilit po i referohet VV-ja është i një legjislature më parë, ndërsa ka shtuar se e njëjta parti po e sfidon vendimin e Gjykatës.

“Zotëri Arifi ishte i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndaj tij nuk kishte dënim plotësues siç e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Dënimit të cilit i referohen është për legjislaturën paraprake, jo legjislaturën e shtatë. Këta po sfidojnë vendimin e gjykatës, të cilët nuk i kanë shqiptuar një dënim plotësues zotëri Arifit, pra ndalimin për t’u zgjedhur. Etem Arifi kishte humbur mandatin e deputetit në legjislaturën e gjashtë dhe jo në legjislaturën e shtatë. Është e parëndësishme se kur është njoftuar Kuvendi”, tha ai.

Seanca dëgjimore është duke vazhduar./Insajderi.com