Qeveria dhe Ambasada e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar memorandum për ekspertët e dialogut

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për emërimin e pozitave të larta drejtuese sa i përket ekspertëve të dialogut.

Qeveria dhe Ambasada e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar memorandum për ekspertët e dialogut

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Britanisë së Madhe kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për emërimin e pozitave të larta drejtuese.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë tha se përvojat e kaluar tregojnë se rekrutimet vazhdojnë të mbesin sfidë e madhe për Kosovën.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në nivelin e lartë drejtues. Raporte të auditorit kombëtar dhe gjetjet janë shenjë se institucionet kanë nevojë për njerëz profesionistë dhe me integritet. Suksesi i projektit do të jetë sukses i Kosovës dhe dështimi i projektit do të jetë dështim i Kosovës”, tha Abbott.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se përmes kësaj marrëveshje synojnë të arrijnë transparencë dhe konkurrencë meritore për pozita të larta.

I pyetur për përbërjen e këshillit e ekspertëve për dialogun me Serbinë, Hoti nuk ka treguar emrat duke thënë se do të ketë edhe një koordinator shtetëror që do emërohet së shpejti.

Qeveria e Kosovës, dje ka marrë vendim për të themeluar Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë, i cili do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit./Insajderi.com/