Qeveria e Anglisë firmos marrëveshjen për 90 miliona doza vaksinë kundër Covid-19

Qeveria e Anglisë firmos marrëveshjen për 90 miliona doza vaksinë kundër Covid-19

Qeveria e Anglisë ka nënshkruar marrëveshjen për 90 milion doza të vaksinës kundër Covid-19.

Vaksinat janë duke u hulumtuar nga një aleancë mes kompanive famaceutike BioNtech dhe firmës Valneva, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Marrëveshja e re është për 100 milion doza nga Universiteti i Oxford që po zhvillohet nga AstraZeneca.

Ende është e paqartë se cila nga këto vaksina mund të funksionojë vërtetë. Vaksina kundër Covid-19 po shihet si e vetmja mënyrë për të kthyer jetërat tona në normalitet.

Që nga fillimi i vitit, kur bota u vetëdijësua për praninë e virusit, më shumë se 20 lloje vaksinash janë duke u testuar.

Disa prej tyre kanë provokuar reaksion nga sistemi imunitar, mirëpo asnjë nga to nuk është provuar të mbrojë nga virusi.

Kate Bingham nga Vaccine Taskforce thotë: “Shumë njerëz dhe kompani janë duke punuar në këtë drejtim, dhe kjo është shpresëdhënëse. Mirëpo duhet konsideruar faktin që edhe mund të mos e gjejmë vaksinën, ose nuk do të jetë vaksina kundër Koronës, por që lehtëson simptomat.”

Sekretari I Edukimit, Gavin Williamson tha për BBC se zhvillimi i vaksinës është proces i gjatë dhe se për të po punohet me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Ai shtoi se një vaksinë për Covid 19 mund ta presim pas dimrit./Insajderi.com