Qeveria e Çekisë ka porosi për presidentit Zeman – Për Kosovën vendos qeveria e jo presidenti

Kryeministri i Çekisë Andrej Babis ka deklaruar se është i gatshëm të debatojë me presidentin e këtij vendi Milos Zeman mbi qëndrimin e Çekisë rreth njohjes së Kosovës.

Qeveria e Çekisë ka porosi për presidentit Zeman – Për Kosovën vendos qeveria e jo presidenti

“Kisha dashur më shumë që para deklaratave të tilla, siç është ajo e presidentit, të bëhet një debat në takimin mbi marrëdhëniet tona të politikës së jashtme, gjegjësisht në takimin e kryetarëve të dyja dhomave të Kuvendit, shefit të diplomacisë, ministrit të policisë, kryeministrit dhe presidentit. Këtu nuk përputhen qëndrimet. Do të pres këtë debat e pastaj do të dihet qëndrimi i qeverisë”, ka i thënë kryeministri gazetarëve.

Ndërsa zëvendëskryeministri i parë i Çekisë dhe ministri i brendshëm Jan Hamacek ka përkujtuar se politika e jashtme e Çekisë është nën kompetencat e kabinetit të ministrave. “Qëndrimi i zoti presidentit mbi Kosovën është i njohur shumë kohë më parë. Mirëpo, çfarëdo hapi i ardhshëm është në kompetencë të qeverisë”, ka thënë Hamacek.

Të përkujtojmë, presidenti i Çekisë, pasi ka arritur në Beograd, ku ishte në vizitë zyrtare më 10 shator, ka thënë se nuk e do Kosovën dhe e do shumë Serbinë, dhe se do të dëshironte që Çekia ta tërheqë të njohjen e Kosovës./Insajderi.com.