Qeveria kundër propozimit të presidentit për gjendje të jashtëzakonshme

Qeveria kundër propozimit të presidentit për gjendje të jashtëzakonshme

Pasi presidenti Hashim Thaçi, propozoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ne Kosovë, përmes një konference për media, zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, tha se kërkesa e presidentit është e panevojshme, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media, që është thirrur nga Qeveria e Kosovës, ka bërë me dije, se kryeministri Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin e tij se nuk është në pajtueshmëri me këtë propozim.

“Ajo që është propozuar nga presidenti si gjendje e jashtëzakonshme, shihet si mas ekstreme, e panevojshme. Si rrjedhojë kryeministri ka shprehur qëndrimin e tij se nuk është në pajtueshmëri me masën e gjendjes së jashtëzakonshme që e ka propozuar presidenti sonte”, ka theksuar Abazi.

Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, ka thënë se për një gjë të tillë duhet të  përcillet situata por që, sipas qeverisë tani për tani ky propozim është i panevojshëm dhe nuk duhet marr një vendim i tillë./ Insajderi.com

Lexo edhe:

Lajmi i Fundit: Presidenti i kërkon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme