Qeveria e SHBA mund të shfuqizojë njohjen e personave transgjinorë

Qeveria e SHBA mund të shfuqizojë njohjen e personave transgjinorë

Qeveria e Donald Trumpit po planifikon ta caktojë me shumë saktësi definicionin në bazë të cilit gjendja e organeve seksuale gjatë lindjes e cakton identitetin gjinor, ka publikuar “The New York Times”.

Kjo praktikisht do të mohonte që zyrtarisht të njihen personat transgjinorë si të tillë.

Në një shënim intern të cilin e ka marrë gazeta, ministria e shëndetësisë e SHBA propozon që të futet ky definicion juridik i identitetit gjinor në mënyrë që të përcillen ligjet federale të cilat e ndalojnë diskriminimin nëpër programet arsimore të cilat i financon shteti federal.

“Gjinia është status i individit i cili është ose mashkull ose femër, sipas karakteristikave të pandryshuara biologjike të cilat mund të konstatohen gjatë lindjes apo edhe më herët”, pretendon Ministria në propozim të këtij definicioni, shkruan “New York Times”.

“Gjinia, e shënuar në vërtetimin e lindjes, duhet të jetë provë përfundimtare e gjinisë së atij personi, përveçse nëse nuk është rrëzuar me provat e besueshme gjenetike”, shkruan në tekst.

Ministria e shëndetësisë i ka bërë thirrje ministrive të arsimit, drejtësisë dhe asaj të punës ta pranojnë definicionin e saj, për të rritur mundësinë që ta pranojnë edhe gjykatat.

Prej hyrjes në Shtëpi të Bardhë, në janar të vitit 2017, Donlad Trump i ka tërhequr disa masa me të cilat janë mbrojtur personat transgjinorë dhe komuniteti LGBT.

Ai në vitin 2017 ka thënë se mendon t’u ndalojë personave transgjinorë të shërbejnë në ushtri, gjë që ishte në kundërshtim me vendimin e paraardhësit të tij, demokratit Barack Obama./Insajderi.com.