Qeveria e skandaleve të mëdha

Qeveria e skandaleve të mëdha

Në shtatorin e 2017-s është inauguruar Qeveria e re, bartësit e së cilës e patën promovuar si “Qeveri të vendimeve të mëdha”. Një vit pas, përveç skandaleve dhe megastrukturës, kurrgjë të madhe nuk ka prodhuar ajo.

Kosova, ndonëse e vogël në territor e shteti më i varfër në Evropë, brenda një viti ia ka kaluar secilit vend të rajonit për kah numri i rekrutëve politikë të akomoduar në Qeveri dhe për nga lartësia e pagave që ka bërë për drejtuesit e Ekzekutivit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të rekrutuar ka nga 22 subjekte politike që e përbëjnë koalicionin qeverisës. E koalicioni me numër dyshifror partish, prej muajsh ka humbur shumicën në Kuvend.

Ajo ndodhet në stadin kur nuk mund të llogarisë në Kuvend për të çuar ndonjë politikë të veten përpara. Shembull i kësaj është dështimi i nismës së sponsorizuar këtë muaj, për ta formuar delegacionin qeveritar për negociatat me Serbinë. Po kështu, edhe pamundësia për të bërë rishikimin e buxhetit vjetor, përkundrejt nevojave të mëdha