Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka demantuar informacionin e deputetit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNË-së, Antonio Milloshovski, " />

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Nuk janë vaksinuar ministrat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Nuk janë vaksinuar ministrat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka demantuar informacionin e deputetit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNË-së, Antonio Milloshovski, i cili kishte shkruar se disa prej ministrave të qeverisë kanë pranuar vaksinën kundër COVID-19.

“Demantojmë fuqishëm, nuk ekziston asnjë vaksinim i ministrave! I bëjmë thirrje deputetit dhe portaleve që përhapin këtë dezinformim të rëndë të heqin dorë nga manipulimet me popullsinë në këto momente të gjendjes së vështirë shëndetësore në vend”, thuhet në njoftimin në llogarinë zyrtare në Twitter të zëdhënësit të qeverisë së RVM-së, përcjell Insajderi.

Informacionin e demantoi edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës së RVM-së , Milla Carovska. /Insajderi.com