fbpx

Qeveria Haradinaj, drejt rënies

Qeveria Haradinaj, drejt rënies

Vendimi i Listës Serbe që në Kuvend të veprojë si opozitë, pas vendosjes së taksës prej 10% për produktet nga Serbia, ka thelluar krizën e numrave për koalicionin qeverisës.

Që nga fillimi i këtij mandati koalicioni ka pasur probleme me numrat në Kuvend dhe si pasojë shumica e seancave janë ndërprerë në mungesë kuorumi, por gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë për qeverinë “Haradinaj”, pasi pa Listën Serbe koalicioni nuk do të ketë më shumë se 50 deputetë në Kuvend.

Ndërkohë, që tani rriten gjasat për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i pranojë votat e Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, shkruan Zëri.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke folur për kërkesën e Listës Serbe që të tërhiqet taksa ndaj produkteve serbe, ka thënë se Qeveria nuk mund të shantazhohet, madje sipas tij më përpara mund të ketë zgjedhje të reja.