Qeveria merr vendim për themelimin e komitetit për integrim në NATO

Qeveria merr vendim për themelimin e komitetit për integrim në NATO

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka marrë vendim që të krijohet komitet ndër-ministror, për integrim në NATO.

Gjatë kësaj mbledhje u bë shqyrtim- propozimi i këtij vendimi.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se qëllimi i këtij komiteti është hartimi i platformës shtetërore të politikave në NATO

“Qëllimi i formimit të këtij komiteti është që ky të hartoj platformën shtetërore të politikave në NATO dhe të propozoj për miratim planit. Në këtë plan të futën këto ministri, ministria e Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, të Integrimeve Evropiane etj. Edhe në objektivin tonë strategjik qe e kem anëtarësimin ne NATO propozoj qe të miratohet ky vendim”, tha Berisha.

Ky vendim i cili u votua unanimisht, do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit të ligjit