Qeveria merr vendim: Qendra e studentëve kthehet në karantinë

Qeveria merr vendim: Qendra e studentëve kthehet në karantinë

Qeveria e Kosovës para pak minutah ka marrë vendim që Qendra e Studentëve në Prishtinë të kthehet në karantinë.

“Sipas këtij vendimi, personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundje nga Corona Virus COVID-19 futen në karantinë”.

“Qendra e Studentëve në Prishtinë kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushim të gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin Nr.01/11, të datës 15 mars 2020.Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet tjera relevante obligohen të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjatë ditës së sotme, në testin për koronavirus ka dal pozitiv edhe një person, duke e quar numrin e të prekurve në Kosovë në 20 persona, shkruan Insajderi.

Ky vendim erdhi një ditë pasi që opsioni i parë për karantinë u refuzua e që ishte kampi gjerman në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pati thënë se kampi gjerman në Prizren nuk është më opsion për t’u shndërruar në një spital pasi sipas tij menaxhmenti i kampit gjerman, si dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, u kanë bërë të qartë institucioneve të vendit se kampi nuk është vend adekuat për t’u shndërruar në karantinë.

Haskuka tregon pse kampi gjerman në Prizren nuk mund të shndërrohet në spital