Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, në përputhje me rregulloren e punës së qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën, njofton Insajderi.
Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së është nënshkruar me datën 30 korrik 2020.
Marrëveshja pasi të miratohet në Kuvendin e Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare për Republikën e Kosovës në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huasë.
Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti./Insajderi.com