Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2021

Sapo është miratuar buxheti për vitin 2021 nga Qeveria e Kosovës, njofton Insajderi.

Para votimit, Projektbuxhetin e ka prezantuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë dy miliardë e 412 milionë euro.

I njëjti pritet  që të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim në lexim të parë, e pastaj pastaj edhe në të dytin.

Bajrami më tej ka bërë të ditur se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 5.2 përqind.

Ministrja e Financave ka thënë të gjitha parashikimet buxhetore shoqërohen me pasiguri për shkak të situatës me pandeminë e cila mund të përkeqësohet. /Insajderi.com