Qeveria miraton Kodin e ri Penal

Qeveria miraton Kodin e ri Penal

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Kodin e ri Penal të vendit.

Në këtë kod janë rishikuar 19 nene në veprat që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Njëri nga nenet parasheh që që zyrtarët publikë që kryejnë vepra penale të mos mund të ushtrojnë ndonjë funksion në periudhën prej dhjetë vjetësh.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha në prezantimin e projekt Kodit Penal se ky projekt kod është në harmoni me standardet e BE-së.

Tahiri tha se me këtë projekt kod iu është ndaluar deri në 10 vjet ushtrimi i funksionit publik në rast të aktgjykimit përfundimtar.

Ky projekt kod sipas Tahirit tha se janë rritur dënimet për veprat penale për ata që bëjnë trafikim me qenie njerëzore.

Kryeministri Ramush Haradinaj miratimin e kodit me ndryshime e cilësoi arritje të madhe për vendin, duke përmendur këtu rritjen e dënimeve për vepra që lidhen me korrupsionin.

“Dënimet që kanë të bëjnë me korrupsion ku ka pasur mundësi janë rritur”, tha Haradinaj.

Më tëj Haradinaj tha se po u dërgohen mesazh partnerëve që Kosova është e vendosur për rend e ligj.