Qeveria miraton nisjen e negociatave për tatim të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria miraton nisjen e negociatave për tatim të dyfishtë me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka miratuar nisjen e negociatave për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi, njofton Insajderi.

Miratimi për nisjen e këtyre negociatave është bërë në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.

Kjo marrëveshje përmban 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë mes dy vendeve.

Kryeministri I vendit, Avdullah Hoti, tha se kjo marrëveshje ka për qëllim “Eliminimin e tatimi të dyfishtë dhe parandalimit e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndryshe, në Kosovë deri tani janë 16 marrëveshje për eliminimit të tatimit të dyfishtë. /Insajderi.com