Qeveria miraton planin për rritjen e numrit të testimeve për coronavirus

Ministri, Armend Zemaj ka sqaruar këtë plan për më shumë testime.

Qeveria miraton planin për rritjen e numrit të testimeve për coronavirus

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit kundër coronavirusit për të bërë më shumë testime

214 raste janë raportuar pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik javën në 24 orëshin e fundit.

Kjo ka alarmuar institutcionet shëndetësore duke apeluar për masa mbrojtëse si maskat dhe distanca sociale. Për planin e veprimit kundër coronavirusit ka dhënë detaje ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Në zbatim të pikës 13 të vendimit të Qeverisë numër 01/10 të datës 05.07.2020 Ministria e Shëndetësisë ka hartuar dhe finalizuar planin e testimeve për Covid-1o. Numri në rritje i rasteve pozitive me Covid-19 gjatë muajit qershor dhe në fillim të muajit korrik 2020 i shoqëruar me një ngritje të numrit të të vdekurve nga infeksioni ka nxituar MSH-në që në zbatim të programit qeverisës të përgatis planin e veprimit për testimet Covid-19, i cili do të marr në konsideratë edhe strategji te reja të testimeve bazuar në rekomandimet e fundit të OBSH-së dhe qëndresë evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmurjeve ngjitëse. Pas analizave të gjithanshëm të raporteve dhe dokumenteve relevante nga ISKHPK, OBSH si dhe dokumentet tjera relevante, grupi profesional i MSH-së u përcaktua për një objektivë kryesore në plan të veprimit që është rritja e mbulueshmërisë së popullatës me testime për Covid-19 dhe tri objektiva specifike të cilat përmbajnë aktivitete. Me këtë plan veprimi pritet që më rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me testime do të arrihet që të krijohet pasqyrë reale e shpërndarjes së infeksioneve”, ka thënë Zemaj. /Insajderi.com/