Qeveria miraton themelimin e “Prishtina Parking”

Qeveria miraton themelimin e “Prishtina Parking”

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot në mbledhjen e rregullt propozimin e Komunës së Prishtinës për themelimin e ndërmarrjes publike  “Prishtina Parking”

Miratimi i kësaj kërkesë ka qenë insistim i Komunës së Prishtinës që një kohë të gjatë, dhe pritet që të përmirësojë gjendjen me parkingje në Prishtinë.

Më herët, komuna ka akuzuar qeverinë se po e zvarrit miratimin e kërkesës.

Sipas Komunës së Prishtinës, Prishtina parking” do të mundësojë të hyra të konsiderueshme për buxhetin e Komunës së Prishtinës të cilat do të përdoreshin për krijimin e hapësirave të reja të parkingut, garazheve nëntokësore, parqeve te reja dhe rrjedhimisht do të ndihmonte në masë të madhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës njoftoi se do të procedojë sivjet në Kuvendin e Kosovës ligjin për Prishtinën /Insajderi