Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit në institucionet publike

Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit në institucionet publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) që në institucionet publike mos të përdoret thëngjilli për ngrohje.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka thënë se sipas të dhënat që kanë në ministri ndotësi më i madh ka dal thëngjilli.

Po ashtu edhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi ka thënë se dikasteri që ai udhëheq ka marrë vendim shumë më herët që kjo lëndë djegëse të mos përdorët nëpër shkolla.

Gazeta Insajderi, gjatë javës së kaluar ka publikuar artikullin “Dështimi i shtetit për ta parandaluar shitjen e thëngjillit dhe dy vendet ku shitet publikisht”. /Insajderi.com