Qeveria ndan 1.5 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjën e një fondi të veçantë për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Qeveria ndan 1.5 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale

Përveç ndarjes së këtij fondi, qeveria ka ndarë edhe buxhetin për investime kapitale dhe zhvillim ekonomik.

Projektbuxheti i vitit 2017 u aprovua me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të ndarë 1.5 milion euro për fondin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blerjen e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

Buxheti prej rreth 2 miliardë eurosh rezulton që investimet kapitale të jenë rreth 50 për qind më të mëdha.  /Insajderi.com