Qeveria nesër i bën publike masat e reja anti-COVID

Qeveria nesër i bën publike masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës nesër pritet që të vendosë për masat e reja të paralajmëruara nga Ministria e Shëndetësisë, sa i përket situatës së krijuar nga Coronavirusi në Kosovë, njofton Insajderi.

Qeveria e Kosovës nuk do të ketë sot takim për të diskutuar rreth masave të propozuara nga MSH për parandalimin e përhapjes të pandemisë së Coronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar ministëri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqit.

“Nesër në ora 12:00 kryeministri do të dal me konferecë për media lidhur me masat të reja anti-Covid”, ka thënë Krasniqi për Insajderi.Se sot nuk do të vendoset për këto masa e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Nuk ka ende takim të Qeverisë lidhur me masat e reja anti Covid, nëse do të ketë ju njoftojmë”, ka thënë shkurt Baxhaku.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar dje se do të ndërmarrë masa të reja kufizuese për qytetet varësisht numrit të rasteve pozitive që kanë.

Qytetet ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë. /Insajderi.com