Qeveria pranon se ka marrë ftesë për tu takuar me Serbinë në Bruksel – Këto janë datat

Qeveria pranon se ka marrë ftesë për tu takuar me Serbinë në Bruksel – Këto janë datat

Qeveria e Kosovës ka pranuar një ftesë nga Bashkimi Evropian për tu paraqitur në tri takime të cilat pritet të zhvillohen në Bruksel gjatë javës së ardhshme.

Lajmin për ftesën nga ana e BE-së, për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi për media i Qeverisë, Xhavit Beqiri.

Në një përgjigje të shkurtër për redaksinë Beqiri tha se “ftesa ka ardhur”, mirëpo nuk ka dhënë detaje më të hollësishme nëse ekzekutivi i është përgjigjur këtyre ftesave.

Siç raportohet, blloku ka vendosur që t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në tri takime që pritet të mbahen më 27, 28 dhe 29 shtator.

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është planifikuar të mbahet të martën e 29 shtatorit. /Insajderi.com