Qeveria rrit pensionet

Qeveria rrit pensionet

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar kategoritë e rritjes së pensioneve

“Bazuar në programin dhe prioritetet e qeverisë dhe buxhetin propozohet që të bëhet rritja e pensioneve, pensionet bazike 20 %, kontribut dhënëse 15%, pensionet e parakohshme të Trepçës 20%”, tha Hamza, raporton EO.

Në këtë rritje sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe ato familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës.

Për këtë vendim, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se është i qëlluar. Sipas tij, rritja e pensioneve duhet të përfshihet në dy skema.

“Ky vendim është i drejt dhe i qëlluar qe prek mirëqenien e pensionisteve. Bazuar në ligjin, pensionet familjare dhe invalidore, janë të lidhura me pensionin bazik. Kërkoj qe rritja të përfshihet edhe në këto dy skema. Bëhet fjalë për pensione familjare dhe jo skemë sociale”, tha Reçica.