“Qeveria ta ketë si prioritet formimin e Gjykatës së Punës”

“Qeveria ta ketë si prioritet formimin e Gjykatës së Punës”

Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë të nevojshme krijimin e Gjykatës së Punës, që siç thonë ata do të kontribuonte në përshpejtimin e zgjidhjeve të lëndëve ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit, transmeton Insajderi.

Sipas tyre, qeveria duhet ta ketë në prioritet formimin e kësaj Gjykate, raporton EO.

Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thonë se me vite të tëra kanë kërkuar formimin e kësaj gjykate.

I pari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi thekson se me formimin e Gjykatës së Punës, zgjidhja e një lënde do të merrte kohë tre deri në katër muaj.

“Ne ka vite të tëra që kemi kërkuar që të kemi një Gjykatë të Punës pasi që siç e dini në shumicën e rasteve që mos marrëveshje më punëdhënësin dhe punëmarrësin që ka kaluar përmes Inspektoratit të Punës dhe sindikatës dhe është shkuar me më së pakti deri në 5 vjet deri në përfundim të një raporti dhe me të drejtë kemi kërkuar që të kemi një Gjykatë të Punës pasi mendojmë se kjo Gjykatë e Punës ndoshta afati më madhor do të ishte 3 deri në 4 muaj ditë deri të zgjidhja e një problemi”, ka thënë Azemi.

Ai shtoi se formimi i Gjykatës së Punës do të sjelltë lehtësim për punëtorët e sektorit privat e për kompanitë. /Insajderi.com