Rreth dy vite e gjysmë i janë dashur Qeverisë së Kosovës që të funksionalizojë Agjencinë e Punësimit, e cila u lansua të premten, dy ditë pasi Kuvendi i Kosovës rrëzoi me shumicë votash qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.
Lajmin për lansimin e kësaj agjencie e ka dhënë Ministri i Punës, Arban Abrashi, i cili ka thënë se në faqen e internetit të kësaj agjencie janë mbi 500 vende të lira pune.
“Zgjedhjet e parakohshme ndoshta nderhynë në sukseset e vazhdueshme, por rrugëtimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët nuk mund ta ndalin.”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ky është edhe një hap përpara. Nuk mund të na ndalë askush!”, ka shkruar ai.