Qeveria themelon kompani të re për t’ia blerë energjinë “Contour Globalit”, dy herë më shtrenjtë sesa nga KEK-u

Qeveria themelon kompani të re për t’ia blerë energjinë “Contour Globalit”, dy herë më shtrenjtë sesa nga KEK-u

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka thënë se Qeveria e Kosovës ka themeluar një ndërmarrje të re publike me qëllim blerjen e kapacitetit prodhues të termocentralit të ri që do të ndërtohet nga kompania ndërkombëtare “Contour Global”.

Sejdiu ka njoftuar se kompania e re publike, e cila quhet “NKEC”, do të detyrohet të blejë tërë kapacitetin e termocentralit të ri të “Contour Global” me çmim dy herë më të shtrenjtë sesa që e blen momentalisht nga KEK-u.

“Qeveria e Kosovës ka themeluar kompani të re publike (NKEC), e cila DETYROHET TË BLEJË tërë kapacitetin prodhues të TC të ri të “Contour Global” me çmim prej EUR 80 për Mwh. ‘ÇMIMI I SYNUAR’ (Power purchase Agreement, Recital F, fq.7) është dy herë më i lartë se çmimi që e faturon sot KEK!”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka njoftuar se “këtë energji elektrike kjo kompani e re publike (NKEC) do t’ia shesë KEDS-it me çmim të tregut, dhe nëse ka ndryshim në mes të çmimit të tregut dhe këtij të synyar, i njejti dallim do të subvencionohet nga buxheti i Kosovës”.

“Këtë obligim kjo qeveri e ka garantuar për 20 vitet e ardhshme! 20 vite subvencionim i fitimit privat, 20 vite barrë mbi qytetarët e bizneset! Në vitin 2043, Kosova lirohet nga ky obligim!”, është shprehur Sejdiu. /Insajderi.com