Qeveria vendos për krijimin e Zonës Ekonomike Amerikane në Gjakovë

Qeveria vendos për krijimin e Zonës Ekonomike Amerikane në Gjakovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për krijimin e Zonës Ekonomike Amerikane në Gjakovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se krijimi i një zone të tillë ka qenë kërkesë edhe nga investitorët amerikanë.

Muajin e kaluar Haradinaj kishte nxjerr një vendim për themelimin e grupit punues, i cili kishte për detyrë që të analizojë tërë legjislacionin dhe dokumentacionit administrativ të nevojshëm për themelimin e Zonës Ekonomike Amerikane.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online tha se Qeveria nuk ka dhënë sqarimet e nevojshme.

“Çfarë do t’iu ofrohet brenda zonës së investitorëve amerikanë në këtë rast, besoj që është ende e paqartë, për shkak se qeveria përveç vendimit të themelimit të një grupi i cili do ta analizonte legjislacion dhe do të gjente vendin e përshtatshëm nuk ka sqaruar diçka tjetër”.

“Pikëpyetje mbetet edhe nëse ekziston baza ligjore për të ofruar ndonjë lehtësirë. Ekziston ligji për të ardhurat e korporatave që mundëson pushimet tatimore, por jo diçka që mund t’u ofrohet investitorëve brenda zonave të lira ekonomike”.