Qeverisë angleze i kërkohet të shesë kokainë dhe ekstazi në farmacitë shtëtërore

Qeverisë angleze i kërkohet të shesë kokainë dhe ekstazi në farmacitë shtëtërore

Aktivistët i kanë kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të “shtetëzojë” drogat si kokaina, ekstaza dhe amfetaminat duke i shitur ato legalisht nëpër farmaci.

Ideja është paraqitur në një libër të ri të quajtur “Si të rregullojmë Stimuluesit: Një udhëzues praktik nga bamirësia e reformës së barnave në Mbretërinë e Bashkuar”.

Libri sugjeron që barnat duhet të shiten në farmacitë e drejtuara nga qeveria për të zvogëluar krimet e lidhura me ilaçet dhe për të trajtuar varësinë.

“Propozimet tona do të largonin furnizimin me drogë nga grupet e krimit të organizuar, duke krijuar një sistem që zvogëlon dëmin më shumë, sesa e rrit atë.”, tha shefi ekzekutiv i Transform, Dr James Nicholls.

Gjithashtu përfshihet një parathënie e shkruar nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark: “Ndërsa rritet konsensusi se ‘lufta kundër drogës’ ka dështuar, kështu rritet nevoja për një hulumtim të sinqertë të alternativave … është thelbësore që të fillojmë një diskutim serioz se si rregullojmë stimuluesit ”, thotë ajo.

Libri thotë që kokaina e ligjshme, me recetë, duhet të shitet mbi banak nga kimistë të trajnuar posaçërisht, njëlloj si të blini antibiotikë. Sipas disa modeleve të paraqitura në libër, pakoja do të vinte si një dozë e vetme, në paketim të thjeshtë në stilin farmaceutik, me paralajmërime shëndetësore (shumë të dukshme) dhe informacion mbi rrezikun.

Një agjenci rregullatore e drejtuar nga shteti do të përcaktonte çmimet (në vend se dilerët e rrugës) dhe do të kishte një ndalim të reklamimit të barnave.

Mjerisht, shanset që kjo të ndodhë ndonjëherë po duken të vogla. Kur u pyetën nëse qeveria do të rishikojë ligjin mbi drogat si kokaina, ekstaza dhe amfetaminat, një zëdhënës i Home Office i tha Guardian, “Absolutisht jo”, duke shtuar se qeveria gjithashtu mbetet kundër legalizimit të kanabisit “sepse është i dëmshëm për shëndetin fizik dhe shëndetin mendor”.

Në ndërkohë, një numër në rritje i njerëzve janë kthyer te psikopdelikët gjatë pandemisë, me sa duket për t’i dhënë kuptim botës, ndërsa të tjerët janë duke provuar mikrodozimin me acid./Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine