fbpx

Qindra mijëra euro në bankë- shifrat e parave “të kursyera” të Lutfi Hazirit

Qindra mijëra euro në bankë- shifrat e parave “të kursyera” të Lutfi Hazirit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban mbi 120 mijë euro në dy institucione bankare në Kosovë.

Haziri, në deklarimin e pasurisë për Agjencinë Kundër Korrupsion, ka publikuar shifrat e pasurisë së luajtshme, asaj të paluajtshme dhe parave të ruajtura në institucione bankare.

113 mijë euro, Haziri ka thënë se i mban në Bankën Kombëtare Tregtare. Ndërkaq, 13 mijë euro ka thënë se i ruan në NLB.

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka deklaruar edhe 13 parcela tokë, të cilat ka thënë se i ka trashëguar nga prindi i tij, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2015. Vlera e tokave që ka deklaruar Haziri arrijnë afër 2 milionë eurove.

Haziri ka deklaruar se paga e tij vjetore si kryetar i Komunës së Gjilanit është 15 mijë euro. /Insajderi.com