‘Qindra të vdekur’ si pasojë e informacioneve të rreme për COVID-19

‘Qindra të vdekur’ si pasojë e informacioneve të rreme për COVID-19

Të paktën 800 njerëz mund të kenë vdekur në të gjithë botën për shkak të dezinformatave për Coronavirus në tre muajt e parë të këtij viti, thonë studiuesit, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Një studim i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjenës gjithashtu vlerëson se rreth 5.800 njerëz u shtrunnë spital si rezultat i informacionit të rremë në mediat sociale.

Shumë vdiqën nga pirja e metanolit ose produkteve të pastrimit të me bazw alkooli.

Ata gabimisht besuan se produktet ishin një ilaç për virusin.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thënë më parë se “infodemika” që rrethon Covid-19 përhapet po aq shpejt sa vetë virusi, me teori konspirative, thashetheme dhe stigma kulturore të gjitha duke kontribuar në vdekje dhe lëndime. /Insajderi.com