QKK mbyll konkursi vjetor për projekte filmike

QKK mbyll konkursi vjetor për projekte filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës ka mbyllur konkursin vjetor për mbështetje të projekteve filmike.

Sipas kësaj qendre këtë vit kanë aplikuar gjithsej 71 projekte filmike. Buxheti i këtij viti rezulton të jetë 810.000 euro, të cilat janë të parapara të ndahen për mbështetjen e projekteve filmike.

Komisioni i cili do të verifikojë aplikacionet dhe do të tregojë nëse e I kanë plotësuar kriteret është formuar pas mbylljes së konkursit.

Ndërsa juria vlerësuese do të emërohet kur të përfundojë procesi i punës së komisionit të konkursit.

12 projekte kanë aplikuar në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik;

11 projekte në kategorinë e bashkëprodhimeve minorë për film të metrazhit të gjatë artistik

6 projekte në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë dokumentar

3 projekte në kategorinë për postproduksion të filmit të metraxhit të gjatë artistik

1 projekt në kategorinë e filmave të regjisorëve debutant

14 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë artistik

3 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë dokumentar

5 projekte në kategorinë e filmave të shkurtë të animuar

16 projekte në kategorinë për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar./Insajderi.com