Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës, ka siguruar disa pajisje për Laboratorin e Stomatologjisë në QKMF, për blerjen e të cilave janë shfrytëzuar mjetet nga investimet kapitale të kësaj drejtorie.
Laboratori është pajisur me makina dhe tavolina të punës, mikromotora, pajisja e gips sallës me inventar, karrige, dollapë për dosje e të tjera. Në kuadër të këtij investimi parashihen të vijnë edhe 4 karrige stomatologjike.
Investimi nga ana e DSHMS e kap vlerën e rreth 32,000.00 €, pasi që në këtë laborator nuk është investuar që 40 vjet, shkruan Insajderi.
Ushtruesi i drejtorit të DSHMS-së Ferdinand Kolaj, ka thënë me këtë rast se kjo drejtori do të vazhdojë me investime të tilla në përmirësimin e kushteve për qytetaret e Gjakovës.