QKUK: Dy pacientë thonë se iu dha terapi për COVID-19 ende pa e bërë testin – DOKUMENT

QKUK:  Dy pacientë thonë se iu dha terapi për COVID-19 ende pa e bërë testin – DOKUMENT

Mungesa e testeve, apo ndryshimi i mënyrës së trajtimit të rasteve të dyshuara me COVID-19, ka ndryshuar edhe sjelljen e mjekëve të Klinikës Infektive karshi atyre që i drejtohen për t`u testuar.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se ditën e djeshme i ishte drejtuar Klinikës Infektive për t`iu nënshtruar testit për COVID-19, mirëpo ai përveç neglizhencës nga ana e stafit mjekësor në këtë Klinikë, ishte ballafaquar edhe me një situatë deri më tani e paparë gjatë kësaj pandemie.

Ai ishte kontrolluar nga një mjek në Klinikë, i cili i kishte dhënë terapi të njëjtë sikurse për pacientet pozitiv me COVID-19 që trajtohen në Klinikë, pa iu nënshtruar fare testit.

Njëjtë ka aluduar se i ka ndodhur edhe një tjetër pacient.

Lajmi i plotë mund ta lexoni në Kallxo.com.