“Quajeni të çmendur” por Vildane Zeneli i është nënshtruar 30 herë testit COVID-19

“Quajeni të çmendur” por Vildane Zeneli i është nënshtruar 30 herë testit COVID-19

Mund ta quani të ‘çmendur’ por Vildane Zeneli nuk do t’ia dijë! Modelja shqiptare me bazë në Amerikë, deri më tani i është nënshtruar testit të Coronvirusit, plot 30 herë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Instagram ajo shkruan se ka shumë merak dhe është shumë e fiksuar pas shëndetit.

“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30. Po jam një hipokondriake!! Kushdo që ka qenë pranë meje është mirë”, ka shkruar modelja në postim.

Zeneli jeton në New York dhe muajt e fundit, ajo shpeshherë ka përdorur llogarinë e saj në Instagram si platformë, për të bërë thirrje që të gjithë njerëzit të kenë kujdes.

Në mars, New York kishte shpërthimin më të keq brenda Amerikës, duke raportuar gati gjysmën e rasteve totale të vendit.

Qyteti i New York-ut po përballet me një provë të rëndësishme këtë javë nëse mund të parandalojë një valë të dytë të Covid-19 duke zbatuar mbylljet e shënjestruara në zonat që janë shfaqur si pika të nxehta të Coronavirusit.

Duke marrë parasysh përhapjen e virusit në qytetin ku modelja jeton, frika e saj dhe masat që ka ndërmarrë, arsyetohen, apo jo? /Insajderi.com