Një australian i cili është ngacmuar për shkak të sindromës së nanizmit, ka ngritur aktakuzë ndaj një gazetareje e cila ka pretenduar që ai kishte mashturar për videon e cila u bë virale.
Quaden Bayles mori mbështetje globale në fillim të këtij viti, përfshirë këtu personalitete nga fusha e argëtimit dhe sportistë.
Nëna e tij, Yarraka Bayles, tha që e kishte postuar klipin për të rritur ndërgjegjësimin.
Por disa persona, përfshirë këtu kolumnistën australiane Miranda Devine – sugjeruan se ishte një “mashtrim” për të përfituar donacione.
Brad Williams, komedian, i cili ndan të njejtën gjendje shëndetsore me Quanden, nisi një kampanjë për të dërguar Quaden në një udhëtim në Disneyland.
Kampanja e tij tërhoqi vëmendjen e të famshëmve dhe mblodhi më shumë se 300,000 dollarë brenda pak ditësh.
Bayles kishte dashur të dhurojë paratë për bamirësi, por në kulmin e fushatës u sulmuan nga trollët që pretenduan se familja kishte falsifikuar incidentin.
Devine, një kolumniste e Daily Telegraph të Sydney-t ka ndarë në Twitter teorinë e saj konspirative mes 70.000 ndjekësve.
“Kjo është gjë e ndyer nëse është mashtrim. Kjo i lëndon viktimat e vërteta të bullizmit.”
Ajo ka shtuar nëna e Quaden e ka mësuar djalin të thojë gjëra që asnjë fëmijë 9 vjet nuk do të i thoshte.
Në videon 6 minutëshe, nëna e Quaden përshkruan bullizmin e tmerrshëm që i biri përjeton./Insajderi.com