Qumili i shkon te varri Cimës

Qumili i shkon te varri Cimës

Aktori shqiptar, Sevdai Radogoshi i njohur si Qumili, ka publikuar një fotografi nga vizita që i ka bërë varrit të mikut dhe kolegut të tij tashmë të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima, njofton Insajderi.

Në një postim në Intagram, Qumi është shprehur se “është e pabesueshme që ai më nuk është në mesin tonë”.

Ai po ashtu e ka kujtuar aktorin edhe me disa fotografi të tjera të realizuara ndër vite nga xhirimet e skeçeve të ndryshme.

Një muaj më parë, më 26 mars u nda nga jeta humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima, pas betejës së humbur me COVID-19./Insajderi.