Quni flet për vdekjen e pjesëtarit të FKS-së

Quni flet për vdekjen e pjesëtarit të FKS-së

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në konferencën e fundvitit, kanë kujtuar pjesëtarin e FSK-së, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje gjatë ditës së djeshme, transmeton Insajderi.

“Dje një ushtarak i yni, bashkëpunëtorë i yni ka ndërruar jetë, kështu qe besoj se do të keni mirëkuptim se kjo ngjarje determinon edhe disponimin  tonë dhe emocionet tona”, tha ministri Çuni.

Koloneli Gyrner Murati i dha fund jetës së tij mbrëmë në ‘’Parkun e Arbërisë’’ në Prishtinë, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00.

Për varrimin e tij ka njoftuar FSK me anë të një komunikate për media, ku thuhet se Murati do të varroset sot në orën 15:00 në fshatin  Llapashticë e Ulët në Podujevë.

Varrimi njoftohet se do të bëhet në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së. /Insajderi.com