Quni: LDK është shumë e hidhëruar me Vjosa Osmanin

Quni: LDK është shumë e hidhëruar me Vjosa Osmanin

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se në partinë pjesë e së cilës është ai ka një hidhërim të madh me Vjosa Osmanin.

Këto komente ai i bëri në Klan Kosova, teksa u pyet nëse LDK do ta votonte Osmanin.

Quni tha se nuk e beson që LDK do ta kapërcejnë aq lehtë largimin e Vjosa Osmanit.

“Osmani ka qenë një ndër figurat më të preferuara të LDK-së, por tani ka një hidhërim shumë të madh. Nuk besoj që mund të krijohet ajo frymë që votuesit e LDK-së që në zgjedhjet e kaluara ishin aq entuziastë për ta bërë atë kryeministre e tani gjendet në listën e Vetëvendosjes, s’besoj që e kapërdijnë aq lehtë këtë çështje”, tha ai. /Insajderi.com