Qytetarët duke pritur në radhë nga ora 05:00 e mëngjesit për miell

Qytetarët duke pritur në radhë nga ora 05:00 e mëngjesit për miell

Mulliri i Bellopojës në Istog vazhdon të pres çdo ditë qindra-mijëra vetura në ditë. Njëri nga mullinjtë më të frekuentuar në rrafshin e Dukagjinit ka mbledhur qindra qytetarë edhe në mengjesin e sotëm.

Një qytetar ka thënë për Indeksonline se ka ardhur në 5 të mëngjesit për të zënë radhën që të sigurojë miell. Ka të tillë që edhe në terrin e orës 04 te mëngjesit kanë marrë udhën për të siguruar miell në Bellopojë.

Istogu mbetet qytet me asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, por që mobilizimi i qytetarëve në këtë zonë duket vërtet i madh. /Insajderi.com