Qytetarët e konsiderojnë të padrejtë akuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Protestohet para Hotel Grandit në Prishtinë. Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit konsiderohen të padrejta ndaj qytetarëve.

Qytetarët e konsiderojnë të padrejtë akuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Në hapësirën para Hotel Grand në Prishtinë, qytetarët kanë protestuar për akuzat e bëra nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, njofton Insajderi

Në pllakatën e vendosur përpara Hotel Grandit është shkruar “Heronj të luftës dhe paqes” .

Ky reagim ka ardhur pasi javën e kaluar Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj ku dyshohet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë vrarë 100 njerëz të pafajshëm.

Në një prononcim për media Bejtullah Hajdari ka thënë se “se propozim-aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit janë të padrejta dhe për këtë ai si qytetar iu bën thirrje partive politike që të bëhen bashkë dhe të punojnë për të njëjtin qëllim”. /Insajderi.com