Qytetarët e Serbisë e mbështesin “dialogun e brendshëm” për Kosovën

Qytetarët e Serbisë e mbështesin “dialogun e brendshëm” për Kosovën

Sipas hulumtimeve të fundit nga agjencia Faktor plus, 69% e qytetarëve në Serbi e mbështetën nismën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe 70% e të anketuarve mendojnë se dialogu i brendshëm për Kosovën është i nevojshëm.

Nga 1200 persona të anketuar vetëm 16 për qind thanë se nuk e mbështetën thirrjen e presidentit, ndërsa 14 për qind nuk mendonin se dialogu për Kosovën është i domosdoshëm.

Shumica e qytetarëve apo 72% e qytetarëve besojnë se të gjithë faktorët e rëndësishëm socialë në Serbi duhet të marrin pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën, ndërkohë që një opinion i tillë e kundërshtojnë 14% të tyre ose nuk ka shumë qëndrim mbi këtë çështje, shkruan B92

Si arsye për pjesëmarrje në dialog, 56 për qind e qytetarëve theksuan se për Serbinë është çështje thelbësore rasti i Kosovës./Insajderi.com