Qytetarët flasin për Game of Thrones – tregojnë cili personazh ngjanë me politikanët e Kosovës

Qytetarët flasin për Game of Thrones – tregojnë cili personazh ngjanë me politikanët e Kosovës

Seriali i famshëm botëror, “Game of Thrones” ka përfunduar së transmetuari, shkruan Insajderi.

Mbrëmë u transmetua epizodi i fundit i këtij seriali

Ky serial me famë botërore, ka përfunduar pas sezonit të tetë ndërsa njihet si seriali më i shikuar në botë.

Insajderi ka pyetur qytetarët e Prishtinës në lidhje me serialin.

Ata kanë treguar se cilin personazh e pëlqejnë dhe nuk e pëlqejnë më shumë.

Në pyetjen se a ju duket ndonjë personazh i serialit si ndonjë politikan i Kosovës, qytetarët kanë dhënë përgjigje të ndryshme. E një nga ta, mendon se personazhi “Little Finger”, ngjanë me kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

E një tjetër, mendon se personazhi i serialit Game of Thrones, Cersei, i ngjanë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ndiqni storjen në vazhdim./Insajderi/