fbpx

Qytetarët i vendosin “vizë” Hahnit, kanë një porosi para vizitës në Kosovë

Qytetarët i vendosin “vizë” Hahnit, kanë një porosi para vizitës në Kosovë

Pakënaqësia e qytetarëve për vonesat në vendimin për vizat, ka bërë që Johanes Hahn të pritet me disa porosi.

Komisoneri për Zgjerim do ta vizitojë Kosovën, kurse një grup qytetarësh në shenjë proteste kanë vendosur një pankartë.

Në krye të organizimit ishte asamblisti i Drenasit, Xhavit Drenori, shkruan Insajderi.

Pankarta e vendosur në objektin e Kuvendit ka një porosi: “Mirë se vini Kosovë z.Hahn. Në Kosovë ne aplikojmë reciprocitet, kështu që juve ju duhet një vizitë për të hyrë në Kosovë”, thuhet fillimisht.

“Për vizë juve ju duhen rreth 45 dokumente të ndryshme, dhe 35 euro”, vazhdon shkrimi në këtë parullë.

E në deklaratën e tij para mediave, Xhavit Drenori i ka quajtur të papranueshme vonesat për liberalizimin e vizave.

“Kemi ardhur sot për të shprehu indinjatën dhe kënaqësine e thellë për qasjen e BE ndaj qytetarëve të Kosvoës. Kjo qasja është e papranueshme, pasi ne nuk e pranojmë që vetëm ne të jemi të izoluar. Deshëm t’ia bëjmë me dije komisionerit Hahn se ne mund t’iu bëjmë reciprocitet edhe për viza, jo vetëm për taksë për produktet”, ka thënë Drenori.

Ndryshe Hahn fillimisht do të ndalet për vizitë në Beograd, pastaj do të vie në Prishtinë. /Insajderi.com