Qytetarët “nuk pajtohen” me një tjetër izolim

Qytetarët “nuk pajtohen” me një tjetër izolim

Shumë qytetarë përmes rrjeteve sociale kanë kundërshtuar një izolim të mundshëm si masë ekstreme për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshëm të virusit COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën, tha se Qeveria do të prezantojë masat e reja anti-COVID, ku nuk përjashtohet edhe mundësia për kufizime ekstreme. Izolimi i plotë.

Tetë mijë qytetarë brenda orësh “protestuan” virtualisht me motën “#ne_populli_jemi_kunder_mbylljes_totale_challenge”.

Përpos qytetarëve, mospranimin e një mundësia të tillë e shprehen edhe përfaqësueses të bizneseve, njofton Insajderi.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e  Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ishin ndër shumë të tjerë që thanë “Jo izolimit”.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka arritur që ta kalojë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë.

Bizneset thonë se një tjetër vendim për bllokim do të ishte falimentim i mijëra ndërmarrjeve e humbje të vendeve të punës për shumë punëtorë. /Insajderi.com