Qytetarët nuk respektojnë masat anti-COVID, grumbullohen në Parkun e Qytetit

Qytetarët nuk respektojnë masat anti-COVID, grumbullohen në Parkun e Qytetit

Numër i madh i qytetarëve janë duke kaluar vikendin në “Parkun e Qytetit”, në Prishtinë, pas vendimit qeveritar për mbylljen e restoranteve e të qendrave tregtare si shkak i masave anit-COVID për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, përcjell Insajderi.

Edhe pse në ambient të hapur, numri i qytetarëve që kishin vendosur ta kalonin ditën në këtë park është Një në kundërshtim me masat anti-COVID.

Disa nga qytetarët edhe pse të vetëdijshëm për rrezikun kanë thënë se ndjehen të revoltuar nga masat e fundit.

Sipas tyre ata kanë nevojë që të dalin dhe të shëtisin njësojë si  ata që i kanë mbyllur që kanë vendosur ta kalojnë vikendin jashtë Kosovë.

“Duhet pak me u shëtit, se ose me u shëtit ose me na lanë mendtë. Unë e pashë shumë të madhe që gjithë këta njerëz pasi na mbyllën u quan e dolën jashtë, unë e di që ne duhet me mbrojt njëri tjetrin dhe jo me dalë e me u shëtit e me shku me qu sëmundjen ose me e marrë”, tha për EO Bahtir Rama, pensionist nga Prishtina.

Më tutje, ai tha që ligji duhet të jetë për të gjithë njësojë dhe jo dikush të këtë mundësinë për  të shëtitur e pjesa tjetër të qëndrojë mbyllur.

Në anën tjetër qytetari, Adem Jetullahu, tha që gjithmonë frekuenton Parkun e Qytetit, pasi sipas tij nuk ka ku të shkoj diku tjetër edhe përkundër pandemisë mërzitja që i jep qëndrimi në shtëpi ka bërë që edhe ky të del në këtë park dhe se përkundër kufizimeve të vendosura për mos grumbullim të qytetarëve vendimi i Qeverise i duket si i duhuri.

“Po gjithmonë dal këtu, sepse nuk kam ku të shkoj diku tjetër, pasi në shtëpi nuk po rrihet, po mërzitem. Po sipas meje mirë ka ba Qeveria që e ka ba këtë mbyllje, vetëm ishalla punojnë kështu”, tha qytetari Jetullahu. /Insjaderi.com