Qytetarët paguajnë tatim në shi!

Qytetarët paguajnë tatim në shi!

Banorët e një qyteze në rajonin Perma mbetën të shokuar kur kanë vërejtur se shteti po iu llogaritë edhe tatim për shi.

Informata filloi të përhapet pasi njëri prej banorëve ka vërejtur se i është marrë një pagesë shtesë në faturën mujore për ndihmë, e cila përndryshe i paguhet rregullisht.

Në faturë ka shkruar se paratë shtesë paguhen për “kanalizim”, dhe kur qytetarët ishin ankuar kompanisë lokale për komunali iu është thënë se paguajnë për shkak se shiu nga kulmet e tyre shkon në kanalizim.

Qytetarët kanë kundërshtuar  këtë duke pretenduar se shiu nuk derdhet në kanalizim. Ata nuk e kanë të qartë se a do t’iu merret ky tatim shtesë rregullisht gjatë gjithë vitit apo vetëm kur bie shi!

Situatë e ngjashme ndodhi edhe në një qytet tjetër rus në vitin 2017, kur ndërmarrja lokale për komunali iu llogariste qytetarëve tatim për shi duke arsyetuar se ka të drejtë absolute dhe të nevojshme për këtë masë për ta shpëtuar firmën nga falimentimi./Insajderi.com.