fbpx

Qytetarët rrënojnë gurthemelin e xhamisë në Llugaxhi të Lipjanit

Qytetarët rrënojnë gurthemelin e xhamisë në Llugaxhi të Lipjanit

Banorët e fshatit Llugaxhi të Komunës së Lipjanit kaë rrënuar gurthemelin e xhamisë i nisur pa leje ndërtimore.

Banorët kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj xhamie dhe kanë marrë vetë përsipër rastin, pasi s’është ndërmarrë asnjë masë edhe pse Ministria e Ambientit kishte vlerësuar se vendimi për caktimin e lokacionit për këtë xhami ishte në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Mësohet po ashtu se pas rrënimit të saj, në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e Kosovës që u ka marrë deklaratat disa banorëve, shkruan Koha.net

Xhamia njëshekullore e fshatit Llugaxhi të Lipjanit dhe xhamia e re që ka nisur të ndërtohet, i ka ndarë më dysh banorët.

Një pjesë e banorëve nuk duan xhami tjetër në fshat pos xhamisë së Llugaxhisë, prandaj kundërshtimi i tyre është rritur.

Ndërsa ata që ndërtimin e kësaj xhamie e nisën me mjete vetjake, thonë se lejen do ta marrin shpejt, sepse janë 500 nënshkrime të banorëve që janë pajtuar për ndërtimin e këtij objekti fetar.

NË LLUGAXHI TË LIPJANIT QYTETARËT RRËNOJNË GURTHEMELIN E XHAMISË

NË LLUGAXHI TË LIPJANIT QYTETARËT RRËNOJNË GURTHEMELIN E XHAMISËObjekti i xhamisë së dytë në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, ka nxitur reagimin e një grupi të qytetarëve që ka vendosur të rrënojë vetë gurthemelin e saj. Banorët që kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj xhamie kanë thënë për Kohën Ditore se e kanë marrë vetë përsipër rastin, pasi s’është ndërmarrë asnjë masë edhe pse Ministria e Ambientit kishte vlerësuar se vendimi për caktimin e lokacionit për këtë xhami, ishte në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Pas shkatërrimit të themeleve të xhamisë, në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e Kosovës dhe u ka marrë deklaratat disa banorëve.Burimi: Koha.net

Gepostet von KOHA am Mittwoch, 14. August 2019